Zhvillim në web për faqe interneti

Disa faqe interneti kanë karakter të thjeshtë prezantues. Kurse disa faqe të tjera përmbajnë databazë dinamike, funksione të veçanta, aplikacione në web (web apps), biznese elektronike, rrjete sociale, website apo apps per eCommerce. Krijimi ose përshtatja e bazës të të dhënave, e këtyre funksioneve të veçanta dhe aplikacioneve, kërkon zhvillim ose programim në web – web development.

Një faqe interneti prezantuese dhe informuese mund të ndërtohet duke përshtatur dizenjim-in grafik (graphic design) të pamjes dhe faqosjen (layout), me dizajnin e përvojës së përdoruesit (UX Design – User Experience Design), me programim në front end; pra, website design. Gjë kjo, e cila kërkon praninë e një dizenjuesi grafik (graphic designer), një dizajner të përvojës së përdoruesit (UX designer – User Experience designer) dhe të një ueb dizajner-i (web designer), ose zhvilluesi në web në front end (front end web developer). Kurse një web faqe me funksione përtej informimit dhe prezantimit, përveç pikave të përmenduar më sipër, kërkon në prapaskenë kodim ose programim në back end (back end development), gjë e cila kërkon punën e një koduesi (coder) ose zhvilluesi në web në back end (back end web developer).

Faqet që zhvillohen janë të përshtatshme për në internet ose për intranet. Na bëni të ditur kërkesat tuaja për web development (programim ose zhvillim në web); qortë për front end web development, back end web development apo për full stack web development!

Shënim:

Mundësi për zhvilluesit! ProWeb | Design Studio dëshiron të bashkëpunojë me:

  • Zhvillues per ecommerce (ecommerce web developer).
  • Zhvillues për aplikacione në web, IOS, Android (web apps developer, Android app developer, IOS app developer) dhe programues apo zhvillues të përgjithshëm për mobile (general mobile app developer).

Na kontaktoni.