ProWeb | Design Studio Studio është një kompani krijuese për website design (ndërtojmë faqe interneti) dhe web development (zhvillim për web faqe dhe aplikacione në web).

Ku ndodhemi?

Agjencia jonë e web dizenjimit është e lokalizuar në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, në Evropë.
Fokusi në Web Design.

Ne vumë re herët që web-i është planeti i ri që po shfaqet. Pothuajse gjithçka, veçanërisht në lidhje me botën e komunikimit, është bërë virtuale dhe po zhvendoset në web. Çdo faqe interneti është bërë vendi ku po ushtrojnë aktivitetin e tyre dyqanet e reja, tregjet e rinj, mënyrat e reja të transportit, të reklamës, të prezantimit, të blerjes, të shitjes dhe të transaksioneve. Në këtë territor të ri online, faqet e internetit janë prona e re “e patundshme” virtuale ku po ndodhin gjëra të mëdha. Ne e shohim veten si konsulentët, arkitektët, inxhinierët dhe dizenjuesit e kësaj prone të projektuar virtuale dhe neo-ndërtesave të saj, pra, faqeve të internetit. Profesionistët si ne, kuptojnë se si funksionon “jeta” online dhe dinë se si të kompozojnë dhe arredojnë hapësirat dhe vendet, të miksojnë përmbajtjen dhe median që të rezultojë në funksionin e duhur, duke aplikuar psikologjinë e përshtatshme për të arritur target grupimet specifike. Bizneset, kompanitë, institucionet dhe organizatat kanë nevojë për ekspertizën tonë në web design dhe në fushat e tjera të ndërlidhura, për të ndërtuar faqet e tyre të internetit dhe aplikacionet në web në një mënyrë inovatore.

Vlerat.
Cilësia, kreativeti, zgjidhja optimale dhe koha e shfrytëzuar mirë janë vlerat dhe forca jonë.

Qëllimi.

Synimi ynë është të sjellim vlerë tek klientët tanë, duke përmirësuar praninë e tyre online përmes prezantimit të biznesit, të produkteve dhe të shërbimeve të tyre.

Standarti.

Ne besojmë që standarti është ai që na diferencon nga të tjerët. Ekziston një linjë e hollë që ndan gjenialitetin nga çmenduria, një pjesëz sekonde që vendos kush është fituesi apo humbësi dhe një detaj i vogël që shkakton që një vepër arti të shndërrohet në kryevepër. Në rastin tonë, ne besojmë që standarti ynë na dallon si profesionistë në web design nga amatorët. Standarti ynë është të arrijmë të krijojmë një nivel cilësie në treg; një shënjestër profesionalizmi, që do të shërbejë si shenjë dalluese dhe motivim për përmirësim të marrëdhënieve të punës dhe biznesit në botën e web dizajnit.

Si e shohim veten?

Ne e konsiderojmë studion tonë të jetë një nga ndikuesit kryesorë në fushën e web dizenjimit dhe web zhvillimit. Shënjestrimi ynë është tepër lart; të jemi zgjidhja profesionale për gjithë nevojat e tregut të shërbimeve në web.

Marrëdhënia me klientët.

Ne përqendrohemi në përmbushjen e kërkesave të klientëve, ndërsa ecim kilometra shtesë për t’u siguruar që e përgjithshmja është e mirëkuruar dhe çdo detaj është i mirëpoziciounuar. Ne vlerësojmë çdo klient, qofshin kompani të mëdha apo të vogla dhe i kushtojmë vëmendje të veçantë komunikimit me ta. Jemi të hapur dhe fleksibël me diversitetin e mënyrave dhe mjeteve të komunikimit që preferon klienti; gjithmonë duke u siguruar që klienti të marrë përgjigjen që ka nevojë dhe kujdesin që meriton.

 

Etika.

Etika është e rëndësishme për ne. Besojmë që të qënit njerëzor vjen më parë se sa të qënit profesionist apo njeri i biznesit. Kjo është shpërblyese në plan afatgjatë. Rruga e shkurtër që eleminon etikën nga puna të çon në drejtim të gabuar. Çdo klient, mbi të gjitha, është është një qënie njerëzore e vlefshme dhe ka nevojë të trajtohet me respekt dhe dinjitet. Më pas, biznesi do të pasojë dhe do të rrjedhë natyrshëm për të siguruar rezultate fitimprurëse për të gjitha palët.

Teknologjia dhe mjetet.

Ndërsa besojmë që inteligjenca njerëzore dhe aftësia janë pika jonë e fortë, dallojmë fuqinë e mënyrave dhe mjeteve të teknologjisë. Duhet shpata për të fituar një betejë dhe duhet të jetë e mprehur. Ne, si web design studio, zgjedhim me kujdes mjetet që përdorim për të krijuar dhe projektuar funksionalitete për çdo web faqe dhe aplikacion (app), duke e ditur që do të sjellë rezultatin e dëshiruar.

Shërbimet tona

  • Website Design.

Krijojmë faqe interneti për një gamë të gjerë kërkesash dhe preferncash. I ndërtojmë këto web faqe për kompani biznesi, organizata dhe individë. Dhe janw website që u targetohen grupimeve të ndryshme të interesit.

  • Mirëmbajtje dhe suport per faqe interneti.

Pasi i ndërtojmë web faqet, ofrojmë mirembajtje dhe support për mbarëvajtjen dhe funksionimin e tyre në plan afatgjatë.

  • Zhvillim në web.

Disa faqe interneti kërkojnë më shumë elementë artistikë dhe përmbajtje logjike në tekst. Por disa faqe apo web apps (aplikacione në internet) kanë të nevojshëm programimin manual, pa të cilin nuk krijohen dhe nuk funksionojnë dot.

  • Marketing online.

Marketingu dixhital (digital marketing) ndihmon biznesin duke krijuar vizibilet, dijeni për brand-in dhe mundëson ndërveprimin me klientët. Është bërë në mënyrë të pashmangshme mjeti më i fuqishëm në duart e shumicës së atyre që merren me marketing në ditët e sotme.

  • Marketing i përmbajtjes & shkrim për tekste komerciale.

Njerëzit janë të zgjuar. U pëlqen përshtypja e parë dhe forma, por në të vërtetë janë të interesuar për vlerën që u serviret. Vlera prezantohet përmes përmbajtjes. Kompanitë më të suksesshme në branding dhe marketing i kushtojnë vëmendjen kryesore pikërisht përmbajtjes. Ekipe profesionistësh dhe individë me ekspertizë të lartë i përkushtohen krijimit dhe menaxhimit të përmbajtes (Content Marketing), pa të cilat produktet dhe shërbimet e sotshme më të mira do të ishin të panjohura, të neglizhuara dhe të pavlerësuara.

Pjesë e marketingut të përmatjes është edhe krijimi ose shkrimi i teksteve komerciale (copywriting). Për dy arsye madhore: E para sepse njerëzit lexojnë dhe dëgjojnë fjalë, dhe e dyta sepse motorrët e kërkimit lexojnë dhe transkriptojnë fjalë.

  • SEO – Optimizim për motorrët e kërkimit.

Nuk është më e nevojshme të bindësh dikë për vlerën e SEO-s, e të qënit i gjendshëm lehtësisht në motorrët e kërkimit. Motorrët e kërkimit janë bërë “të zgjuar” dhe shihen si pjesë normale e kujtdo që ka akses në internet. Ja pse pjesë e marketimit të çdo përmbajtje në web është bërë dhe optimizimi i kësaj përmbajtje për këta motorrë kërkimi.

  • Logo Design.

Kushdo që ka nënvlerësuar rëndësinë e një logoje profesionale kur e ka krijuar atë, është penduar më vonë, zakonisht kur ka qenë shumë vonë. Ç’vlerë ta madhë i japin gjigandët e industrive të ndryshme një imazhi kaq të vogël sa logoja. Kjo duhet të jetë shembull dhe mësim për këdo prej nesh që do një logo për biznesin apo organizatën e tij/saj.

  • Hosting për faqe interneti.

Çfarë është motorri për një makinë, po kështu janë serverat dhe pjesët përbërëse të tyre hardware dhe software për një website apo web app (aplikacion në internet), por gjithashtu dhe suporti njerëzor në këtë shërbim. Nëse nuk arrini të bëni ndryshimin midis dy serverave hosting, atëherë është e domosdoshme të këshilloheni me profesionistë. Nuk mund të investosh në një web faqe dhe të lësh pasdore hosting për atë faqe interneti.

  • Regjistrim Domain.

Njerëzit njihen dhe mbahen mend nga fytyra dhe emri, por kompanitë moderne nga logo dhe emërtimi i domain-it. Pse shpenzohen miliona për të riblerë një emërtim më të shkurtër domaini, apo që tingëllon më këndshëm, apo që ka mbaresën (.com, etj) më të përshtatshme? Pse paguhen këshilltarë të branding për përzgjedhjen e një domaini të duhur? Sepse domaini është pika e aksesit për gjithë aktivitetin online.

Klientët

Jemi të privilegjuar të sigurojmë zgjidhje për biznese dhe organizata të ndryshme. Ne, si web design studio, ndjehemi të nderuar që ata na kanë zgjedhur dhe nuk e fshehim krenarinë për punën që kemi qenë në gjendje të bëjmë për ta.

Portfolio
Puna jonë flet vetë për veten. Ne besojmë që puna është reklama jonë më e mirë. Dashuria dhe pasioni ynë tregohet në çdo faqe interneti që kemi “qëndisur” për klientët tanë. Ju lutemi t’i hidhni një sy e t’i shihni: Portfolio e ProWeb | Design Studio Studio.

Prania jonë online

Faqja zyrtare e internetit e ProWeb | Design Studio është http://www.proweb.mk

Dhe le të lidhemi në rrjetet sociale!

Facebook, Twitter, Linkedin, Google+, Pinterest, Flickr, Youtube, Gravatar.

Për më shumë informacion, ju lutem të ndjeheni të lirshëm të na kontaktoni.

Ju faleminderit,

Stafi i ProWeb | Design Studio