Home » BiBaby – Tetovë
- March 26, 2021
BiBaby është një ndër brendet më prestigjioze turke për mbathje të fëmijëve dhe për aksesorë. BiBaby paraqet kompani udhëheqëse në prodhimin e mbathjeve për foshnja në Republikën e Turqisë. Është në dispozicion në më shumë se 15 vende evropiane si Franca dhe Gjermania. Në Maqedoni filloi të funksionojë në vitin 2013 dhe është shumë e suksesshme në tregun tonë. Në Maqedoni agjent i përgjithshme dhe shpërndarës është kompania BIBABY Tetovë. Produktet janë të prodhuara nga pambuku antialergjik me cilësi të lartë dhe të njejtat kanë çertifikatë ndërkombëtare për standard. Kompania BiBaby posedon fabrikë personale për material dhe shitje me shumicë për brendin. Dizajni është unik dhe i rafinuar. Temat e koleksioneve janë të krijuara nga dizajnues të njohur nga Turqia. Bibaby është markë e regjistruar në Zyrën Shtetërore për Pronësi Industriale të Maqedonisë pra është e mbrojtur me ligj dhe është në pronësi të kompanisë BIBABY Tetovë.