Krijim dhe regjistrim i emrit të domain-it.

Në web, gjithçka fillon me një domain. Pas emrit të biznesit dhe dizenjimit të logos, elementi më i rëndësishëm i dallueshëm i brand-it është domaini. Domaini është dera  e pandryshueshme për te website i kompanisë tuaj.  Zakonisht, një domain shfaqet në katër mënyra:

  • http://www.kompaniajote.com (me “http://www.” përpara domainit).* URL e plotë.
  • http://kompaniajote.com (me “http://” përpara domainit).* URL e pjesshme.
  • www.kompaniajote.com (me “www.” përpara domainit). URL e pjesshme.
  • kompaniajote.com (thjesht pa asgjë përpara domainit). Vetëm domaini si pjesë e URL-së.

Dhe gjithmonë mbaron me një “.” (pikë) dhe një prapashtesë si .com, .net, .org, .co.uk, .fr, .al, etj.

Prapashtesa e domainit ndahet kryesisht në tre kategori:

  1. Domaine të nivelit të parë (top level domains), me prapashtesa si: .com, .org, .net, .int, .edu, .gov, .mil.
  2. Domaine të nivelit të interesave të veçanta ose profesionale, me prapashtesa si: .pro, .dental, .art, .music, .studio, .church, .travel, .med, etj.
  3. Domaine ndërkombëtare, me prapashtesa si: .usa, .ca, .uk, .de, .fr, .it, .gr, .eu, .al, etj.

Ata do t’ju njohin për shkak të domainit tuaj. Gjetja e domainit të duhur është një sfidë. Disa biznesmenë janë të zgjuar si shitës, por duke mos patur përvojë në marketingun online, bëjnë gabimin e zgjedhjes së emërtimit të domainit duke aplikuar të njëjtat parime dhe afeksionin e vendosjes së emrit një foshnjeje të sapolindur. Një foshnjë është çështje personale, kurse një domain është për biznes, pra, foshnja është për ju, kurse një domain është për të tjerët. Shumë pronarë biznesesh dhe organizatash janë penduar për përzgjedhjen e gabuar të domanit. Ata nuk u konsultuan dhe nuk konsideruan mundësitë profesionale, por morën një vendim emocional ose thjesht xhenerik. Kur biznesi i tyre i bë i njohur, ose website i tyre shumë i vizituar, ishte shumë vonë për të ndryshuar domainin.

Emërtimi i biznesit dhe emërtimi i domainit ka nevojë për një rast studimi dhe shërbim këshillimi profesional, si pjesë e branding dhe e marketingut të përmbajtjes.

Na lejoni t’ju udhëheqim në proçesin e kërkimit, të krijimit, të përzgjedhjes dhe të regjistrimit të emrit të domainit tuaj të ri.

Na pyesni!

==

Shënim:

* – Në disa raste, në vend të “http://” një faqe interneti, e cila ka mundësuar SSL, ka “https://”)